Konsulence Financiare


Këshillime financiare të ndryshme, shërbime të cilat orientojnë bizneset drejt suksesit maksimizimit të të ardhurave dhe fitimeve. Këto shërbime përveç se shërbejnë për të orientuar bizneset drejt planifikimit të shpenzimeve, të të ardhurave, fitimeve, investimeve, janë mjete të rëndësishme në manaxhimin financiar të biznesit.
Ngritja e sistemit të raportimit, analiza financiare, buxhetimi i shpenzimeve operative, shpenzimeve kapitale, të ardhurave, fitimeve dhe pasqyrave financiare, dhe analiza krahasuese midis treguesve faktikë me treguesit e buxhetuar krijojnë mundësinë e vlerësimit të performancës financiare aktuale, si dhe për të planifikuar optimizimin financiar në të ardhmen.
Ne pretendojmë që të ndërtojmë një strukturë dhe mënyrë pune ku bëhemi pjesë e administrimit financiar të klientëve tanë. Roli ynë në procesin e këshillimit financiar është një mundësi për të ofruar zgjidhje konkrete dhe konstruktive, për të optimizuar fitimet, ngritjen e efektivitetit të biznesit tuaj, me kosto efektive.
Nga eksperienca jonë, mënyra më e mirë për të arritur këtë nivel të shërbimit, është duke dëgjuar me kujdes rastin tuaj dhe duke ndjekur më pas, me po kaq kujdes, zbatimin e tij. Ju ftojmë që të përfitoni nga shërbimet e këshillimit financiar për biznesin tuaj.